Impresum

Historiku ynë!

Që i vogël, gjatë qëndrimit tim si fëmijë në Gjermani jam ballafaqur me përkthime të ndryshme verbale për të tjerë, por edhe para e gjatë studimeve jam marrë me përkthimin e dokumenteve të ndryshme zyrtare, gjë që e kam parë që saktësia dhe përgjegjësia mbi përkthimin dhe marrjen e një detyre mbi supe, duhet të jetë tejet e lartë. Me rastin e kryerjes së studimeve në Kosovë dhe gjuhës gjermane më 2004 në Gjermani, përfundimit të studimeve të magjistraturës klasike më 2006 për të drejtën ndërkombëtare ekonomike ( të kryer në Gjermani), jam pranuar si përkthyes i certifikuar dhe i licencuar i gjuhës gjermane nga gjykata që nga viti 2008. Prandaj pas formësimit timë edukativo-arsimor, e sidomos përdorimit të gjuhës zyrtare gjermane, ju siguroj që unë do të punoj për ju, me saktësi dhe cilësi të lartë dhe përgjegjësi të plotë. Pasi që unë LL.M. Xhelil Neziri *(Kandidatë i doktoratës në Gjermani) si pronarë i kësaj ndërmarrje, jam ballafaquar me sfida ndër më të ndryshmet ne jetë, gjë që më kanë forcuar në vazhdimësi dhe më kanë bërë që sot të jam besnik dhe njeri i fjalës, jo vetëm në këtë profesion, por në çdo fushë të jetës. Ju premtoj se puna dhe korrektësia ime ndaj jush, do të jetë prioritet për mua, e cila do të më ndjekë në çdo hap të jetës. Prandaj filloni një punë me ne, që të lulëzoj suksesi juaj. 

Hap ndërfaqen e të dhënave

 KONTRATA.INT ju ofron një ndërfaqe që mund ta përdorni për të integruar informacionin nga faqja jonë e internetit drejtpërdrejt në ofertën tuaj online. 

Imazhet

IImazhet e përdorura, janë të dhëna që i takojn ndërmarrjes tonë dhe janë të bëra nga pronari i ndërmarrjes.

Projektimi dhe zbatimi teknik:

Projektimi është bërë nga vetë pronari i ndërmarrjes KONTRATA.INT, kurse zbatimi është bërë nga ndërmarrja https://aksa-tech.com/

Udhëzimi mbi të drejtën E drejta e autorit

Logoja, teksti i shënuar, imazhet e përdorura dhe të gjitha përmbajtjet tjera, mbrohen nga e drejta e autorit. Të gjitha të drejtat, janë të rezervuara vetëm për KONTRATA.INT

Keni të drejtë të bëni një lidhjeje me faqen tonë të internetit, por kursesi të kopjoni ndonjë element në faqen tonë, duke përfshirë tekstin, imazhet e të tjera.