Sherbime

Shërbimet tona janë

Profesionalizmi dhe korrektësia në punë

Ne ofrojmë

Shërbime juridike – të avokatisë

Shërbimi juridik është një shërbim ligjorë dhe i avokatisë që përfshin këshilla, përfaqësime-prokurë për çështje juridike për persona privatë ose juridikë. Përveç aktiviteteve këshilluese, prokurimi dhe përfaqësimi ligjor te ne zhvillohen në baza të rregullta dhe pa ndonjë vonesë, ku përpos neve si përfaqësues i juaji, ne mund të angazhojmë edhe avokatë të fushave të ndryshme.

Përkthyes i certifikuar gjyqësorë

KONTRATA.INT ofron shërbime cilësore të përkthimit nga përkthyes të certifikuar gjyqësor. Ndërmarrja jonë bashkëpunon vetëm me përkthyes profesionistë që janë të licencuar nga gjykatat kompetente. Ne përkthejmë në gjuhë të ndryshme të botës. Prioritet është gjuha gjermane, përkthyer nga përkthyesi i certifikuar gjyqësor LL.M. Xhelil Neziri i licencuar nga gjykata, si dhe me bashkëpunëtor përkthejmë edhe në gjuhë tjera si: anglisht, frëngjisht, sllovenisht, Holandisht, Italisht, si dhe gjuhë të tjera.

Këshilla – Arsimim

Një konsultim – ose këshillim – përgjithësisht kuptohet si një formë bisede ose komunikimi në lidhje me këshillimin për një fushë të caktuar. Në varësi të formatit dhe temës së këshillimit, seancat e këshillimit organizohen dhe strukturohen ndryshe, varësisht nga tema, apo fusha që do të këshillohet klienti. Këshillimi zakonisht bëhet verbalisht – dmth me gojë, edhe me telefon ose nëpërmjet video-chat-eve në internet, më rrallë edhe me shkrim, për shembull me ndihmën e bisedave të drejtpërdrejta apo mjeteve elektronike – online ose letrave-dokumenteve që posedon klienti. Qëllimi i këshillimit mund të jetë përcjellja e informacionit, bindja e adresuesit-përkatësisht klientit që të ndërmarrë një veprim të caktuar ose të përmbahet nga kryerja e tij, ose ta mbështesë atë për të punuar për problemet, për të sqaruar çështjet ose për të marrë vendime, e kryesisht që kanë karakter juridik – ligjor, gjyqësorë, administrativ, që kanë të bëjnë me procedurat e vizave, ambasadat, rregullimin e pensioneve në shtetet gjermano-folëse etj.
Arsimimi apo organizimi i kurseve të gjuhëve, e kryesisht të gjuhës gjermane, apo programeve të ndryshme studimore, që janë organizuar në formë të ligjërimit, nga të cilat kandidatët do të marrin certifikata mbi mbarimin e suksesshëm të kursit, ka qenë traditë e kamotshme e jona. Por me fillimin e procedurave të ndryshme të rregullimit të dokumentacioneve për ambasadat në procedurat e vizave, përkthimeve, shërbimeve të avokatisë, kemi filluar të pauzojm me kurse të gjuhëve të ndryshme dhe programeve të ndryshme studimore, që i kemi organizuar në bashkëpunim me institutin IPDEEN (Instituti i Politikave dhe të Drejtave Ekonomike dhe Ekonomiko Ndërkombëtare). Por varësisht nga kërkesat e shumta dhe mundësisë së ndërmarrjes tonë do të fillojmë edhe me fushën e arsimimit.

Sigurime – Udhëtime – Anketa Sigurimet e ndryshme

Mbrojtja e duhur për gjithçka, që është e rëndësishme për ju, si brenda Kosovës njashtu edhe jashtë saj, është tejet e rëndësishme.
Cilat sigurime janë të rëndësishëm?
A jeni vërtetë të siguruar mirë. Çfarëdo që është e rëndësishme për ju – ne do të punojmë me ju për të gjetur mbulimin e sigurimit që i përshtatet më së miri jetës tuaj. Pa dyshim se kjo nuk vlen për sigurimet që bëhen vetëm brenda territorit të Kosovës, por edhe sigurimet që bëhen jashtë vendit, pra aty ku gjendeni ju dhe që janë të favorshme për mbrojtjen tuaj në shumë fusha të jetës.
Ekzistojnë sigurime të domosdoshme, të rëndësishme dhe sigurime shtesë!
E/i kujdesshëm e me hapa të sigurt dhe e/i siguruar mirë. Kështu mund të jenë qytetarët tipik të një shteti të fuqishëm. Mbi të gjitha realiteti qëndron ndryshe, pasi që sipas statistikave të bëra në shtetet e fuqishme dhe të industrializuara. Një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë të mbuluar nga sigurimi siç duhet, e kjo nga rreziqet më esenciale që mund ti kanosen një personit, pronës apo familjes. Pa dyshim se ne dhe familjet tona kanë nevojë që të mbulohen nga sigurimet që janë të nevojshme që të ndihemi më të sigurte. Por sidoqoftë, sigurimi shëndetësor për çdo individ është një domosdoshmëri për të gjithë. Poseduesit e makinave dhe automjeteve të ndryshme gjithashtu kanë nevojë për sigurimin e përgjegjësisë së automjeteve motorike duke u bazuar në madhësinë dhe kapacitetin e tyre dhe pronarët e kafshëve shtëpiake të cilat ata i posedojnë në disa shtete evropiane, gjithashtu kanë nevojë për atë që njihet në terminologjinë e sigurimeve, si sigurimi i përgjegjësisë së pronarëve të kafshëve.
Por ju që jetoni në shtetet e zhvilluara, padyshim se duhet patjetër të posedoni këto lloj sigurimesh:
·         Sigurim shëndetësor
·         Sigurimi i përgjegjësisë private
·         Sigurimi i makinës (nëse keni një makinë)
·         Sigurimi i aftësisë së kufizuar
·         Sigurimi i shtëpisë dhe sigurimi i pronarëve të shtëpive
·         Sigurimi i kujdesit të pensionit privat
Në fushën e sigurime të rëndësishme hynë:
·         Sigurimi i aftësisë së kufizuar
·         Sigurimi i rrezikut të jetës
·         Sigurimi i pronarëve të shtëpive
·         Sigurim shëndetësor shtesë (privat).
·         Sigurimi përkujdesjes për pension
·         Sigurimi i shtëpisë
Në fushën e sigurimeve shtesë hynë:
·         Sigurimi privat nga aksidentet
·         Sigurimi i udhëtimit
Sigurimi suplementar i kujdesit

Organizimi i udhëtimeve

Kushdo që organizon një udhëtim pune duhet të ketë parasysh shumë gjëra: shpenzimet e udhëtimit, kërkesat e punonjësve dhe orarin. Në këtë artikull do të gjeni faktet në lidhje me organizimin e udhëtimeve private dhe të biznesit, e në udhëtime të tilla, na duhet një listë kontrolli për përgatitjen e udhëtimit dhe një shembull të një itinerari dhe udhëtimi pune. Nëse ndjekni hapat tonë, kështu ka sukses planifikimi juaj në çdo rast.Në një listë të udhëtimeve mund të gjeni këto kërkesa në vijim, të cilat ne mund t`i realizojmë:
Udhëtari: dëshirat dhe kërkesat e udhëtarit
Ofruesi: Tarifa dhe shërbime të ndryshme, çmime për lëvizje dhe akomodim
Kompania: buxheti i udhëtimit, kërkesat specifike
Organizim i mirë i udhëtimit: kanale të shkurtra komunikimi dhe struktura fikse
Kostot e udhëtimit me një shikim: Si t’i bëni udhëtimet e biznesit ekonomike
Organizimi i udhëtimit: përgatitja dhe planifikimi

Veprimtari ndërkombëtare

Aktiviteti dhe veprimtaritë ndërkombëtare nuk zhvillohet vetëm në studiot ligjore – të avokatisë ndërkombëtare, me të cilët ne mund të ju bëjmë një urë lidhëse, apo edhe mund të ju përfaqësojmë nga distanca. Ne edhe mund të ju lidhim me ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha.=, të fushave të ndryshme, me të cilat mund të bashkëpunoni, tregtoni, apo edhe mund të keni një investim të ndërsjellët, apo edhe të sjellin investitor në vendin tonë. Ne mund ta bëjmë këtë hap pas hapi, duke i nxitur investimet e huaja brenda vendit tonë, në mënyrë që të gjernerojm sa më shumë vende të punës, ku rinia jonë të mos ikë nga vendi, por edhe të i kthejmë ata që dëshirojnë të kthehen në vendlindje, duke ju siguruar vende pune dhe pagë të dinjitetshme që do të japin investitorët e mundshëm.
Ekonomia kosovare është e orientuar drejt plasimit të produkteve kryesisht në tregun e brendshëm, por shumë më pakë eksporteve rajonale dhe globale. Prandaj, shumica e klientëve të mundshëm të produkteve kosovare mund të jenë në të gjithë botën: Prodhuesit Kosovarë mund shesin produktet e tyre në Ballkan, Bashkimin Evropian, në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe në Azi, lindjen e mesme dhe Afrikë. Nëse ju planifikoni shitjen e produkteve tuaja jashtë shtetit, atëherë jeni në adresën e duhur dhe mund ta bënë këtë përmes ndërmjetësimit tonë, duke i ndjekur hapat që ne do të ju tregojmë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për korporatat e mëdha. Edhe klientët e mesëm shpesh kanë prodhimet e tyre për eksport mbi 10% deri 50%, e që ne mund të ju ndihmojmë ta dyfishoni këtë. Gjithasthu ne mund të ju shoqërojmë në aktivitetet tuaja jashtë dhe brenda shtetit.
Në fushën e shërbimeve ligjore ndërkombëtare dhe plasimeve të produkteve tuaja në tregjet ndërkombëtare: ne koordinojmë projektet-punët tuaja të karakterit juridik dhe ekonomik nga Kosova, menaxhojmë kontaktet me avokatët e huaj, përkatësisht ndërmarrjet e huaja, bëjmë projektet, planet e duhura dhe së bashku me kolegët e huaj përpunojmë përgjigjet me të cilat klienti kosovarë mund të lidhet me ta. Kjo nuk është vetëm efikase dhe e mirë për klientët tanë, por është edhe fushë-veprimtari e domosdoshme për vendin tonë, për të nxitur rritjen e prodhimit, investimeve të huaja dhe punësimit të të rinjve tanë. Dhe kështu ndodh kur bashkëpunëtorë, specialistë të fushave përkatëse që do t‘i kontraktojmë, do ta kryejnë punën me zell e me hapa të sigurt, që ju të keni më shumë biznes ndërkombëtar për prodhimet tuaja.


Punësim – Afarizëm – Tregëti