Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Ne na pëlqen veçanërisht orientimi dhe vendosmëria juaj për ti kryer shërbimet tuaja te ne! Në krye të qëllimit tonë është misioni, i ndjekur nga ne dhe klientët tanë, si dhe padyshim bashkëpunimi me partnerët tanë. E sigurisht nuk mungon as mirësjellja, siguria e kryerjes së shërbimeve dhe mirëkuptimi në mes nesh dhe klientëve tanë. Gjithashtu, ne ju japim shumë arsye për të ardhur tek ne. Duke u nisur nga profesionalizmi, korrektësia, saktësia dhe marrja e obligimeve për ti kryer shërbimet tuaj shpjet dhe me përgjegjësi të lartë. Prandaj mos nxitoni, ejani te ne dhe do të ndaheni shumë të kënaqur, dhe sigurisht se do të sillni edhe të tjerë, e kështu do të ndërtojmë një zinxhirë pune të vazhdueshme, ku ne do të punojmë për ju dhe ju do të korrni sukseset tuaja.

Qëllimi ynë!

Ne dëshirojmë që të ndërtojmë të ardhmen tonë, së bashku me ju. KONTRATA.INT me pronarin e saj LL.M. Xhelil Neziri, synon të jetë ndërmarrja më e suksesshme dhe e qëndrueshme për shërbimet e përkthimit dhe të karakterit juridikë. Për të arritur këtë qëllim ambicioz dhe sukses-plotë, ne po krijojmë gjithnjë e më shumë zgjidhje gjithëpërfshirëse të shërbimeve që ndërlidhen me institucione shtetërore dhe persona privatë. Në të njëjtën kohë, ne duam të përmbushim përgjegjësinë tonë në lidhje me standardet të punës dhe atyre sociale, të saktësisë dhe atyre etike. Këto janë synime me të cilat matet bordi dhe menaxhimi i lartë i lëndëve që ne i kemi në përgjegjësinë tonë. Sepse për KONTRATA.INT, një gjë është e sigurt dhe e qartësuar: Ne synojmë të udhëheqim shërbimet kur bëhet fjalë për cilësinë dhe sinqeritetin ndaj klientëve. 

Historiku ynë!

Që i vogël, gjatë qëndrimit tim si fëmijë në Gjermani jam ballafaqur me përkthime për të tjerë, si dhe para e gjatë studimeve jam ballafaquar me përkthimin e dokumenteve, gjë që e kam parë që saktësia dhe përgjegjësia mbi përkthimin dhe marrjen e një detyre mbi supe, duhet të jetë tejet e lartë. Me rastin e kryerjes së studimeve në Kosovë dhe gjuhës gjermane më 2004 në Gjermani, si dhe përfundimit të studimeve të magjistraturës klasike më 2006 për të drejtën ndërkombëtare ekonomike gjithashtu në Gjermani, jam pranuar si përkthyes i certifikuar dhe i licencuar i gjuhës gjermane nga gjykata që nga viti 2008, ju siguroj që unë do të punoj për ju, me saktësi dhe cilësi të lartë dhe përgjegjësi të plotë. Pasi që unë LL.M. Xhelil Neziri *(Kandidatë i doktoratës në Gjermani) si pronarë i kësaj ndërmarrje, jam ballafaquar me sfida ndër më të ndryshmet ne jetë, gjë që më kanë forcuar në vazhdimësi dhe më kanë bërë që sot të jam besnik dhe njeri i fjalës, jo vetëm në këtë profesion, por në çdo fushë të jetës në të cilën ballafaqohem. Ju premtoj se puna dhe korrektësia ime ndaj jush, do të jetë prioritet për mua, ku e cila do të më ndjekë në çdo hap të jetës. Prandaj filloni një punë me ne, që të lulëzoj suksesi juaj.

Përse ne?

Me ne, ju gëzoni avantazhe që mund t’ju ofrojë vetëm një ndërmarrje e specializuar vendase si e jona, që kryen shërbimet të cilat ju i dëshironi. Uluni, relaksohuni, ndjehuni si në shtëpinë tuaj, dhe më pas na informoni për qëllimin dhe punët tuja, të cilat ne mund t`i bëjmë për ju, dhe më pas do ta shijoni rezultatin tuaj. Sepse ne i përcaktojmë nevojat dhe qëllimet tuaja së bashku, ju këshillojmë e ju orientojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me qëllim për të arritur sukses, planifikojmë së bashku dhe zbatojmë qëllimin, idenë, projektin tuaj profesionalisht dhe në kohë.

Sepse tek ne, gjeni:

Siguri, garanci, eksperiencë pune të qëndrueshme, trajnim i vazhdueshëm për shërbimin ndaj klientit, dhe trajnim ekskluziv për shërbime të përkthimit, përdorim i vazhdueshme i lëndëve që mund të jenë të ngjashme me ju, ndihmë e shpejtë në raste urgjente, kursim kohe, këshilla gjithëpërfshirëse, shumë vite përvojë pune, përgjegjësi të plotë në punë, rekomandim në orientimin për arritjen e vizionit tuaj që kursejnë kohë dhe mund, përkushtim social dhe etikë, rehati dhe planifikimi të besueshëm, kursim të kostos, këshillë nga eksperti, çmime të drejta të shërbimeve, Shërbime me cilësi të lartë dhe të shpejtë.

KONTRATA.INT ofron shërbime cilësore të përkthimit nga përkthyes të certifikuar gjyqësor. Ndërmarrja jonë bashkëpunon vetëm me përkthyes profesionistë që janë të licencuar nga gjykatat kompetente. Ne përkthejmë në gjuhë të ndryshme të botës. Prioritet është gjuha gjermane, përkthyer nga përkthyesi i certifikuar gjyqësor LL.M. Xhelil Neziri i licencuar nga gjykata, si dhe me bashkëpunëtor përkthejmë edhe në gjuhë tjera si: anglisht, frëngjisht, sllovenisht, Holandisht, Italisht, si dhe gjuhë të tjera.